Prej sot, në lulishten e godinës së Kuvendit të Shqipërisë do të qëndrojë busti i ish-kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori.

Në ceremoninë e përurimit ku merrnin pjesë kreut i Shtetit Meta, kreu i opozitës Basha, deputetë nga të gjitha partitë politike dhe familjarë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi vlerësoi figurën e Arbnorit, duke u shprehur se ai mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Ruçi: Me hapin e tij të lehtë e përkshoi këtë shesh i qetë por edhe i trazuar, i gëzuar por edhe i trishtuar, shpresëplotë por edhe i zhgënjyer por kurrë nuk i mungoi atij dashuria për njerëzit.

Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur, dinjitoz dhe i respektuar, jeta vuajtjet ja derdhi lumë kurse lumturinë ja dha me kursim, ja dha me vonesë dhe ja mori shumë shpejt. Në drejtim të Kuvendit, Pjetër Arbnori mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Ndërsa vajza e Arbnorit mes emocioneve u shpreh:

“Shpresoj shumë që jeta dhe vepra e tij e tim eti të na frymëzojë të gjithëve ne që ta jetojmë jetën çdo ditë duke besuar në Zot dhe vlera, me dinjitet, pa kopmpromise dhe me sakrificë”.

Kurse Besnik Mustafaj tha se Parlamenti do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e Pjetër Arbnorit.

Mustafaj: Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij.

Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës.

Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë.

Artikulli paraprak‘KËTYRE THUAJU HAJDUTË TË 1.2 MLD €’/ BERISHA DEBATON ME KREUN E KLSH, LESKAJ: ZBATOJ LIGJIN, S’BËJ POLITIKË
Artikulli tjetërJOZEFINA TOPALLI SHFAQET NË PUBLIK, BISEDË TË NGROHTË ME MAJKON E RUÇIN