Kryetari i ardhshëm i bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri i ka dërguar një mesazh administratorit të Vllaznisë Suad Lici duke i thënë që të bëjë kujdes me blerjet që po bëhen dhe të mos marrë tek kuqeblutë lojtarë të cilët nuk janë të denjë për bluzën e Vllaznisë.

Pjetri nuk tha nëse i referohet dy lojtarëve të fundit të cilët erdhën nga Kastrioti Herald Marku dhe Dajan Shehu, skuadër kjo që ra në Kategorinë e Parë ndërsa dy lojtarë të këtij ekipi firmosën me kuqeblutë.

Kreu i ardhshëm i bashkisë vijoi t’i qëndrojë idesë për privatizimin e Vllaznisë.

Vllaznia doli në Superligë pas rënies në Kategorinë e Parë por ende kuqeblutë nuk kanë nisur punën për të ndërtuar skuadrën e re për Superligën ndërsa ekipi ende nuk ka asgjë të sigurtë se çfarë do të ndodh në të ardhmen.