Ne njesine Rrethina pasojat e permbytjeve jane problematike. Nje gje e tille pranohet nga vete Administratori i kesaj njesie Vlash Pjetri. Ai thote se uji eshte i paperdorshem dhe tokat jane te moçalizuara.

Administratori Pjetri eshte pergjigjur dhe per ankesat e banoreve te livadeve sa i takon shperndrajes se koncentratit duke pranuar se sasia e sjelle nga qeveria eshte e pamjaftueshme

Prononcimi u be gjate shperndarjes se ujit te pijshme per banoret e livadeve. Pamjet jane trishtuese pasi shqiptaret detyrohen ti kthehen rradheve te survejuar madje dhe nga policia per te marre uje per te pire.