Policia e Kavajës ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, që ka plagosur me thikë gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas plagosjes së gjyshit, i riu është larguar me vrap, por forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij, duke e arrestuar pas disa orësh.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje , ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kryeu plagosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakVRASJA DJE NE SHKODER, VIKTIMA U VRA GABIMISHT NGA SHOKU I TIJ
Artikulli tjetërLAJM I MIRË! GREQIA NJEH DERI NË 31 DHJETOR PASAPORTAT E SHQIPTARËVE QË U KA SKADUAR AFATI