Pesë persona janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa zjarri përfshiu një qendër azilantësh, në qytetin Hepenheim, në perëndim të Gjermanisë. Policia gjermane ende nuk e ka zbuluar shkakun e zjarrit që nisi në mes të natës së 3 shtatorit. Njëri prej azilantëve, ka shpëtuar nga djegia duke u hedhur nga kati i dytë i ndërtesës, duke marrë lëndime të shumta ndërsa 4 të tjerët janë gjetur pa ndjenja në tokë. Policia gjermane, shteti me më shumë kërkesa për azil përgjatë këtyre muajve, ka ndërhyrë në gati 100 sulme e zjarrëvënie në qëndrat e azilit por ende asnjë njeri nuk është vënë nën pranga.

 

OKB APEL EUROPËS: PRANONI 200 MIJË REFUGJATËT.

OKB ka drejtuar sot një apel të qartë për Europën, duke i kërkuar të pranojnë 200 mijë refugjatë si pjesë e strategjisë së përbashkët për të përballuar fluksin e emigrantëve. Antonio Guterres, kreu i Agjencisë për rëfugjatët pranë OKB-së, tha se BE duhet të mobilizojë të gjitha forcat e saj, duke e konsideruar këtë një moment deçiziv. Guterres nxit Europën të ndërtojnë streha të përshtatshme për azil-kërkuesit, sidomos Greqia, që është edhe impakti i parë i klandestinëve me Europën. Kriza e emigrantëve, më e madhja në Europë që pas L.II.B do të jetë në fokus të takimit të liderve europianë më 14 shtator.

PUBLICITET