Dy persona kane rene ne pranga, pasi ishin shpallur ne kerkim per vrasje te mbetur ne tentative.Ne kuader te operacionit policor “Dajçi” u arrestuan shtetasit Kristian Ndoci, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe

Kristian Petoku, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje “.

Artikulli paraprakVONESAT E PAGAVE TË MËSUESVE, REAGON PD SHKODËR
Artikulli tjetërKALAJA E DRISHTIT, MONUMENTI I PA EKSPLORUAR