Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar me inicialet S.N., banues në Ishull Lezhë.

I riu është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në terapi intensive.

“Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore”, njofton policia zyrtarisht.

Ndërkaq Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.