Tre të rinj kanë plagosur me thikë një 21-vjeçar, për arsye të ende të panjohura. Agresorët ishin të veshur me kapele dhe doreza, ndërsa i janë afruar të riut me iniciale E.C., 21 vjeç, dhe e kanë goditur atë me mjete të forta dhe thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e autorëve dhe arsyeve që çuan në plagosjen e të riut.

Artikulli paraprakNJOFTIM
Artikulli tjetërBASHA MESAZH MJEKËVE: NË KËTO KOHË JU NUK JENI VETËM BIJË E BIJA TË FAMILJARËVE TUAJ, POR TË TË GJITHË QYTETARËVE