Një shtetas kosovar është konfliktuar me dy shtetas rumunë në Amstetten të Austrisë. Pas sherrit 42-vjeçari Jeton N., nga Kosova qëlloi me armë ndaj dy shtetasve rumunë.

Mësohet se dy personat që u qëlluan nga shtetasi kosovar janë jashtë rrezikut për jetën.

Mediat austriake shkruajnë se motivi i përplasjes me armë ka qenë ish e dashura e 42-vjeçarit, e cila jetonte pranë dy rumunëve. Ajo ishte ngacmuar vazhdimisht nga të plagosurit.

Autori u arrestua nga policia austriake pas një operacioni prej 70 minutash me helikopterë.

Artikulli paraprakATENTAT ME EKSPLOZIV 27 VJEÇARIT
Artikulli tjetërKUVENDI SHPALL 57 VENDE VAKANTE, KQZ PRANON DORËHEQJET E DEPUTETËVE