Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Divjakës, pasi mbrëmjen e së shtunës, plagosi me thikë tre persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte. Kujtim Imeri, 40 vjeç dhe për motive të dobëta, është konfliktuar me tre persona dhe konkretisht B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç.

Gjatë konfliktit Imeri ka qëlluar me thikë të tre persona,të cilët ndodhe në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë, u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë.

Kujtim Imeri është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me thikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakLEZHË, NDIHMA PËR FEMIJËT NË NEVOJË
Artikulli tjetër“RIVIERA E FUNDIT”, RAMA PUBLIKON SHKRIMIN E REVISTËS PRESTIGJIOZE