PROKURORIA VENDOS HETIMIN NË GJENDJE TË LIRË
Me datën 04 shtator 2014, u bë e mundur kapja e shtetasit KM., 16 vjec, banues në Shkodër, sespe ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të shtetasit E. R.
Në konsultim me Prokurorinë u vendos që ky shtetas do të ndiqet në gjendje të lirë.

NDËRTONTE BRENDA OBORRIT TË SHKOLLËS
POLICIA NIS HETIMET NDAJ 47-VJEÇARIT
Me datën 04 shtator 2014,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit MD., 47 vjec, banues në Shkodër, sespe ky shtetas po ndërtonte një objekt pa leje brenda oborrit të Shkollës “Nik Mernaçaj”, në Fshatin Tamarë, Komuna Kelmend e rrethit Malësi e Madhe.

MBANTE PALIGJSHËM FËMIJËN
PADITET NGA BASHKËJETUESJA NË BELGJIKË
Me datën 04. shtator 2014,  filloi procedimi penal  në ngarkim të shtetasit HJ,  29 vjec, lindur në Shkodër dhe banues në Belgjikë, sepse ndaj tij ka bërë kallzim shtetasja KRr.,29 vjece, banuese në Shkodër, me të cilën ka bashkëjetuar në Belgjikë, duke deklaruar se i mban në nënyrë të padrejtë fëmijën e tyre të moshës 11 vjecare.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/KGpBGTJSP7M?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]