Ka përfunduar në prangat policisë autori i plagosjes me thikë të pronarit të një lokali në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme dhe pak orë më vonë është arrestuar agresori.

Në pranga përfundoi Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.

Shabanaj ishte klient në lokal, ku për motive të dobëta goditur me thikë pronarin me iniciale Sh.A, 50 vjeç, për arsye motive të dobëta.

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakGJENDET 12 VJEÇARJA GJERMANE E ZHDUKUR, RIKTHEHET NË FAMILJE
Artikulli tjetërEKSPERTËT ALARM PËR AKSIDENTET: DREJTUESIT AGRESIVË NË MJET