Një shqiptar është vendosur në pranga për tentativë vjedhje dhe për sulm me armë ndaj një polici.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari së bashku me një bashkëpunëtor ka tentuar ditën e djeshme të vjedhë një shtëpi në Genova.

Policia është lajmëruar nga një fqinj i banesës, pasi ka dëgjuar zhurmat e prodhuara. Menjëherë sapo ka mbërritur në vendngjarje, shqiptari me bashkëpunëtorin e tij kanë tentuar të largohen dhe në tentativë e sipër ka qëlluar me armë zjarri një polic.

Bashkëpunëtori është kapur menjëherë, ndërsa sot në mëngjes është arrestuar edhe 26-vjeçari shqiptar. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por ajo çka dihet është se shqiptari ka rekord të mëparshëm për vjedhje dhe se ishte pa dokumente në Itali.

PUBLICITET