Një plagosje me arme zjarri është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur ne Dërgut ne afërsi te shkollës” Oso Kuka”.

I plagosur ka mbetur një person i cili eshte derguar me shpejtësi ne spitalin e Shkodrës, ku mësohet dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ai ka marrë plumb në këmbë. Nuk dihen akoma rrethanat e ngjarjes dhe motivet. Policia ka kryer hetimet përkatëse ne vendin e ngjarjs dhe po punon për kapjen e autorit.

Mësohet se te dëmtuarit i kane zëne prite, ndërsa mendohet se ai eshte shtetasi R.K 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afërsi te shkollës “Oso Kuka “ ne lagjen Vojo Kushi Shkodër, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoi se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjeç banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Artikulli paraprakVDES I DENUARI PER VEPRIME TE TURPSHME
Artikulli tjetërGODITET RRJETI NDËRKOMBËTAR, MES TË ARRESTUARVE EDHE SHQIPTARË