Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri, në orët e para të ditës së sotme. Sipas Policisë Vendore, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00, në banesën e 28-vjeçarit Andi Spahiu, në rrugën “Tahsim Shehu”.

Për policinë, mbeten ende enigmë rrethanat e plagosjes, si edhe autorët e mundshëm dhe motivet.

Informacion Paraprak

Më datë 28. 08. 2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Andi Spahi, rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.