Nje ngjarje e rende eshte regjistruar mbremjen e se enjtes ne lagjen Ndoc Mazi ne qytetin e Shkodres.

Nje 45 vjecar eshte qelluar me arme zjarri, ne pjesen e kembes dhe eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te shkodres per te marre mjekimin e nevojshem. Sipas te dhenave prane policise se shkodres behet me dije se i plagosuri eshte shtetasi Nikolin Palushi 45 vjec, banues ne qytetin e Shkodres. Policia e Shkodres ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes ku sipas te dhenave prane bluve behet me dije se 45 vjecari eshte qelluar me arme prane baneses se tij. I plagosuri ka marrë dy plagë në këmbë në pjesën e pulpave dhe ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.Ende nuk dihen arsyeja dhe autori i plagosjes. Menjehere pas kesaj ngjarje, policia e Shkodres po punon per identifikimin dhe arrestimin e autoreve te kesaj ngjarje, ku ne pyetje jane marre edhe familjare te te plagosurit per te pasur dijeni per konflike te meperashme te 45 vjecarit.