Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash tek Komuna e Parisit, pas një konflikti të çastit.

Burimet  bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit një qytetar është sulmuar nga dy persona të tjetër, të cilët e kanë lënë të plagosur.

Në mungesë të ambulancës i plagosuri është dërguar në spital me mjete private i shoqëruar nga policia, ndërsa dy personat e tjerë janë shoqëruar në polici.

Mësohet se grindja ka ndodhur për motive të dobëta.