Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit prej datës 21 Shtator ka hartuar një tjetër plan masash shtesë kundër zjarreve për parandalimin e zjarreve në pyje-kullota, evidentimin e autorëve kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së tyre.

Sipas policisë ky plan masash vjen edhe zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë javën e kaluar.

“Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim, apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkatuar pasoja në pronën private.

Po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoriatet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Zëvendës/Drejtorët e Policive Vendore po zhvillojnë takime me banorë të zonave buqësore dhe blektorale , me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme për të hapur kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve edhe agjentët e Policisë Kriminale.

“Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë , Berat , Elbasan , Lezhë, Shkodër e Korçë. Janë arrestuar në flagrancë 3 autorë, janë ndalur dy si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë”, sqaroi policia.

Nga Strukturat e Policisë së Shtetit, për periudhën Janar -20 Shtator janë proceduar në shkallë vendi 82 autorë, prej të cilëve 11 autorë janë arrestur, 7 autorë janë ndaluar, 25 autorë në gjendje të lirë dhe 39 autorë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje.

Artikulli paraprakGJYKATA LË NË BURG ZAMIR LEKËN,”ARREST SHTËPIE” PËR FRIDA MIRASHIN
Artikulli tjetërKISHTE VJEDHUR NË GREQI 400 MIJË EURO, ARRESTOHET 48-VJEÇARI