Një grup shkencëtarësh italianë kanë bërë zbulimin e shekullit në Mars. Jo shumë larg Polit të Jugut është zbuluar për herë të parë një liqen me ujë në gjendje të lëngshme.

Liqeni ndodhet në zonën e quajtur Planum Australe dhe është 1.5 kilometra nën tokë, ka një diametër prej njëzet kilometrash dhe një thellësi prej disa metrash.

Sipas shkencëtarëve italianë, ky liqen është një tregues i jashtëzakonshëm se në Planetin e Kuq mund të ketë jetë.

Corriere.it shlruan se liqeni i zbuluar është i mbuluar me akull.Edhe në kërkime të mëparshme janë gjetur shenja të mundshme për ujë të rrjedhshëm në sipërfaqen marsiane, por kjo është hera e parë që gjendet “trup” i qëndrueshëm uji në planet.

NASA ka treguar se edhe në të kaluarën ka patur ujë në sipërfaqen e Marsit, por klima në planet ka ndryshuar duke u ftohur për shkak të atmosferës së hollë të tij, duke e kthyer pjesën më të madhe të ujit në akull.

Grupi i shkencëtarëve zbulues përbëhet nga 22 studiuesve që i përkasin qendrave kërkimore dhe universiteteve italiane me tre protagonistët kryesorë: Enrico Flamini (ASI shkencëtari kryesor),

Elena PETTINELLI (kreu i laboratorit fizikës aplikuar për të Tokës dhe planeteve të ‘Roma Tre University’) dhe Roberto Orosei (Instituti Kombëtar i Astrofizikës Inaf), nënshkrues i parë i shkrimit në Shkencë. Studimet kanë nisur që në vitin 2003 në muajin qershor

“Ky zbulim është një nga më të rëndësishmet në vitet e fundit”, nënvizon Roberto Battiston, president i ASI. “Për dekada me radhë sistemi italian i hapësirës është angazhuar në kërkimet në Mars me Esa dhe NASA.

Rezultatet MARSIS konfirmojnë përsosmërinë e shkencëtarëve tanë dhe teknologjinë tonë, dhe janë një provë e mëtejshme për rëndësinë e misionit të ESA ExoMars që nën udhëheqjen italiane në vitin 2020 do të arrijë në planetin e kuq për të kërkuar për gjurmë të jetës,”- vijon ai më tej.

Në fakt, liqeni ofron kushtet e nevojshme për praninë e formave të jetës. Liqeni nëntokësor është i mbrojtur nga rrezatimet ultravjollcë dhe të tjera që spastrojnë sipërfaqen.

Për më tepër prania e ujit me kripëra dhe shkëmbinj që ofrojnë elementë të tjerë, krijon një mjedis të ngjashëm me liqenet e tjera të gjetura në Tokë në të cilën ekziston jeta.