Në qytetin e Shkodrës kanë nisur konsultimet për planin e pergjithshëm vendor.

Edhe pse në një afat jo shumë të gjatë kohor, por Universiteti Polis, dhe eksperte te universitetit të Arizonës në SHBA do të ndermerren me harimin e këtij plani. Në nisjen e konsultimeve publike, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, është shprehur se ky plan është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrushëm të Shkodrës. Rektori i Universitit Polis, Besnik Aliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se ky plan, synon ti ofrojë zgjidhje afatgjata të gjithë territorit të Bashkisë së Shkodrës. Plani i përgjithshëm vendor është një document i rëndësishëm strategjik për zhvillimin e Shkodrës, të të gjithë rajonit, ndërkohe që pas ketij takimi , grupet e interesit do të ftohen për të ofruar edhe zgjidhjet alternative që do të përfshihen në këtë plan të përgjithshëm vendor .

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU VENDOS, SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS ME 4 SHTATOR
Artikulli tjetërTONIGHT – 15.03.2016