Në Itali u hapën zyrat e aplikimit për të ashtuquajturat “të ardhurat e qytetarisë”, një nga premtimet kryesore të Lëvizjes së pesë yjeve në pushtet.

Plani i qeverisë italiane parashikon që çdo familje italiane të marrë të paktën 780 euro në muaj, shumë që rritet për të martuarit dhe familjet me fëmijë. Për disa është hapi i parë hapi për të mposhtur varfërinë, një revolucion në mirëqenien italiane.

Për shumë të tjerë një masë e dobët që nuk do ta nxjerrë vendin nga kriza. Nga kjo ndihmë do të përfitojnë vetëm qytetarët italianë dhe jo emigrantët e natyralizuar.

Për t’u kualifikuar në skemën e re të mirëqenies, një familje italiane duhet të ketë të ardhura mujore nën 9360 euro dhe kursime bankare deri në 6 apo 10 mijë euro në varësi të kushteve të familjes.

Ata që do ta përfitojnë ndihmën e shtetit duhet të angazhohen në kurse të trajnimit profesional, të marrin pjesë në veprimtari publike dhe të pranojë një nga tre punët që do t’u propozohen.

Por kur në prag janë zgjedhjet europiane, një masë e tillë do të paraqitet si një premtim i mbajtur nga Lëvizja e Pesë Yjeve. Sipas kreut të saj Luigi Di Maio, një masë e tillë do t’i nxitë të papunët që të kërkojnë një punë dhe njëherësh pritet nxitjen e ekonomisë, duke forcuar shpenzimet.

Plani i qeverisë synon gjithashtu të punojë rreth 6000 trajnues për t’i ndihmuar përfituesit e ndihmës që të kthehen në tregun e punës.