KRYETARJA E KQZ-së DEKLARON SE KY VENDIM DUHET TË MERRET SA MË SHPEJT.Zgjidhja e situatës në KQZ dhe plotësimi i vendeve vakante është një vendim që kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi shpreson të merret sa më shpejt.

Kryetarja e KQZ nga Lezha, ku ndodhet për nisjen e trajnimeve të këtij institucioni me grupet e interesit për zgjedhjet vendore, ka deklaruar se në këto kushte është e pamundur marrja e vendimeve me shumicë të cilësuar.Gjithashtu Lefterie Lleshi ka shtuar se është një domosdoshmëri për të reflektuar edhe mbi problematikën që është paraqitur edhe në raportin e OSBE-ODIHR ndonëse ajo i adresohet më së shumti politikës shqiptare.Trajnimet kanë nisur në Lezhë dhe do të përfshijnë të gjitha qytetet e vendit, duke synuar një ndërgjegjësim më të madh jo vetëm për procesin, por dhe për të drejtën dhe rëndësinë e votës së çdo qytetari.