Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit pas zgjedhjes edhe të anëtarëve të rinj.

Në mbledhjen e sotme është emëruar zëvendësguvernatori i Parë të Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi.

“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Luljeta Minxhozi në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë” thuhet në njoftim.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u plotësua me të gjithë anëtarët pas votimeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend. Anëtarët e rinj janë; Arben Malaj, Suela Popa, Edlira Luçi, Ritvan Bode, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi.

Me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, Këshilli vijon punën normalisht pasi më parë nuk kishte mundësi vendimmarrje.