Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër, Mustafë Kraja, deri në darkë pritet të trajtohen e gjithë gjëja e gjallë në zonat e përmbytura me nevoja ushqimore. Në total janë 4100 gjedhë, 10 mijë të imta dhe 1900 derra, të cilët do të marrin nevojat ushqimore, të cilat pritet të vijnë sot dhe në ditët në vazhdim.

Që prej fillimi të përmbytjeve, sipas Krajës, në të gjitha zonat që kanë patur këtë problematikë kanë ardhur në total 265 ton koncentrat,

i cili ka ardhur nga donacione të ndryshme, nga qeveria apo edhe ambasada turke.

Fatmirësisht, deri në këto momente që flasim, nuk është shfaqur asnjë humbje e gjësë e gjallë, përderisa në

dispozicion të banorëve kanë ardhur edhe medikamente nga Ministria e Bujqësisë për çdo problem shëndetësor që mund të shfaqet për gjënë e gjallë. Në dispozicion është edhe shërbimi veterinar, i cili është plotësisht falas.

Në ditët e fundit janë hasur vështirësi për furnizimin total të banorëve me bazë ushqimore për bagëtitë, ndërsa nga sot e në vazhdim pritet të vijnë edhe tonelata të tjera, të cilat do të jenë të plotësuara të paktën për dhjetë ditë.

Sipas Krajës, shpresohet se me furnizimin që vjen këto ditë, do të mund të përmbyllet e gjithë situata e vështirë.