Detaje të reja mësohen lidhur me plagosjen e një të riu orët e vona të së premtes në Peshkopi.

Autorët e dyshuar të plagosjes së 24-vjeçarit me iniciale A.M. janë dy vëllezër dhe sipas policisë, dyshohet se atentati ka ndodhur për motive gjakmarrje.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, dy vëllezër, Fatjon K., 23 vjeç dhe Klevis F. 19 vjeç, tek “Kryqëzimi i Degës Ushtarake”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin,

kanë qëlluar me armë automatik në drejtim të mjetit tip “Benz” ku udhëtonin A.B., 28 vjeç dhe A.M. 26 vjeç, të dy banues në Peshkopi. Për pasojë është plagosur A.M., i cili u transportua në spital.

Alarmi në sallën operative për ngjarjen ndodhur, sipas Policisë, është dhënë rreth orës 23:10. “Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M, rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë”, njoftoi Policia.
Me cilësinë e provës materiale, në vendngjarje, u bllokuan 3 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm.

Një ditë më parë, policia referoi materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, në ngarkim të dy vëllezërve me banim në fshatin Pollozhan. Ata akuzohen për tentativë vrasje për motive gjakmarrje, në bashkëpunim.