Kryetari i PD, Lulzim Basha nga selia blu në një komunikim me gazetarët ka sulmuar kryeprokuroren Arta Markun.

Ai e cilëson si të turpshëm reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme për ngjarjen, ndërsa shton se institucioni që drejton Arta Marku duhet të nisë hetimet gjithëpërfshirëse.

Rama ulet me kriminelët gjunjë më gjunjë. Çyrbja është faktuar si anëtar i bandës së Shullazit. Ky është edhe rasti i parë që shpërtheu këtë verë.

Skandalet e verës zbulojnë më së miri si Rama bashkëqeveris me krimin. Kur plasi skandali i Xhafës u gëzua Tahiri, kur plas skandali i Çyrbes u gëzua Balla.

Prioriteti i parë i PD është shkëputja e lidhjes së krimit me qeverinë. Asnjë reformë nuk do të japë efekte që vendi të bashkëqeveriset me krimin. Bandat dje morën një akt të paprecedent me sulmin me armë ndaj shtëpisë së gazetares.

I turpshëm dhe neveritshëm është reagimi i prokurorisë, duhet të fillojë hetim gjithëpërfshirës. Kriminal ishte reagimi i policisë që u mjaftua me një reagim me iniciale, tallje është tëitteri i Ramës.

Të gjitha provojnë se qëndron bashkëqeverisja e Ramës me krimin. Deputeti Çyrbja në përgjime me bandën e Shullazit iu referua bandës si ‘ne’. Edhe sot prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme.

Duhet të kishte mbërritur kërkesa në Kuvend për arrestimin e Çyrbjes nëse Rama do i linte kukullat e tij në prokurori të bënin punën. Krimi e kupton syshkeljen nga pushteti.