Zbardhet dëshmia e 29 vjeçarit i cili dyshohet se ka qenë objektiv i të shtënave me armë drejt makinës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen nr 4 të Korçës.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur se para policisë Mateo Aliko ka pohuar se ka qene në banesë në momentin kur ka dëgjuar të shtënat.

“Sapo jam futur në banesë kur kam dëgjuar të shtënat me armë dhe kam dal jashte. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba. Nuk e di kush e ka bërë. Kam patur konflikte me disa persona me herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite me parë.”

Aliko i ka kërkuar policisë zbardhjen e autorëve pasi i kërcënohet jeta e tij dhe e familjes

“Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time. “

Ndërkaq po të njëjtat burime thonë së Aliko ka qenë mjaft nervoz në dhënien e dëshmisë.

Policia ka marr dëshminë edhe të personave të cilët mendohet se kanë parë autoret në momentin e ngjarjes mbrëmjen e 24 shkurtit.

Artikulli paraprakMAJA KOÇIJANÇIÇ: DJEGIA E MANDATEVE MINON PROGRESIN, PRESIM DIALOG
Artikulli tjetërATENTAT ME EKSPLOZIV 27 VJEÇARIT