Një aksident i rëndë është shënuar këtë të dielë në qytetin e Fierit ku, një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar .

Mesohet se aksidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën ‘”Rauf Nallbani”, ku drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 754 SY  ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte duke përplasur një të moshuar.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke kaluar rrugën ndërkohe që është përplasur nga makina . Ende nuk dihet identiteti i saj , po e moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ndërsa mesohet se ka marre plage të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për të zbuluar rrethanat e aksidentit. Ky është aksidenti i dyte që ndodh në kete rrugë në harkun kohor të dy ditevë te fundit. Të shtunën po në këtë rrugë një e moshuar u përplas nga një automjet tjetër.

Artikulli paraprakDHUNË, VJEDHJE DHE ARMËMBAJTJE, 7 TË ARRESTUAR PËR 24 ORË, SEKUESTROHEN 3 ARMË
Artikulli tjetërTË MASKUAR, TENTUAN TË THYENIN BANKOMATIN, ARRESTOHEN DY HAJDUTËT