Emanueli kishte dalë nga shkolla “Azem Hajdari” ku mëson për të shkuar në shtëpi, mirëpo një makinë i kaloi sipër këmbës duke e lënë të shtrirë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 6 te këtij muaji rreth orës 11.30 në lagjen Zooteknikë aty ku familja e Emanuelit banon.

Fëmija ka qënë i shoqëruar nga e ëma duke ecur në këtë rrugë e cila është tepër e ngushtë bashkë me trotuarin, kur një person ka ardhur me makinë dhe i ka shtypur këmbën Emanuelit.

Por shoferi është sjellur në mënyrë aspak qytetare duke u larguar nga vend i ngjarjes.Ai i ka lënë në rrugë fëmijën bashkë me të ëmen të cilët po kërkonin ndihmë, dhe në ato momente ka qënë një banor i zonës i cili i ka ardhur në ndihmë fëmijës duke e dërguar në spital

Babi i Emanuelit Frrok Blinishta kërkon drejtësi teksa ndihet shumë i fyer nga ajo cfarë ka ndodhur sepse sipas tij shoferi që i aksidentoi djalin ka bërë një veprim të ulët

Frroku shprehen indinjatë edhe ndaj mjekëve për mënyrën se si janë sjellur në spitali e po ashtu për policinë e shtetit që sipas tij ishte më shumë e interesuar se kush ja solli djalin në spital sesa kush ishte personi që e zuri me makinë

Gjendja e Emanuelit është përmirësuar ndjeshëm.Dy ditë më parë ai nuk mund të lëvizte pa ndihmën e familjarëve për shkak se këmba i ishte pezmatuar.

Babi i Emanuelit ka edhe një apel që ajo që i ndodhi djalit të tij mos të përsëritet tek ndonjë fëmijë tjetër sepse rruga nga zooteknika deri në shkollën Azem Hajdari ështe ngushtë dhe mungojnë trotuaret.

 

Artikulli paraprak“KOLE PRELA, DEPUTETI HISTORIK”
Artikulli tjetër“GOMARI I BABATASIT” NË TEATRIN “MIGJENI”