Rikonstriktimi i urës së vjetër të Bunës ishte një lajm i mirë për të gjithë shkodranët, të cilën kishin kohë që ndiqnin me interes telenovelën midis bashkisë dhe qeverisë, se si ato i’a hidhnin njëra-tjetrës përgjegjësinë për të.

Kur nuk ka kaluar shumë kohë që nga inagurimi i punimeve, ura ka filluar të shfaqë edhe problemet e para. Prej dy javësh njëra anë e urës është e pandriçuar si pasojë e dëmtimit që i është bërë kordonit ndriçues. Kalimtarët që nuk e tradhëtojnë kurrë njërën prej zonave më të bukura të Shkodrës i thanë Star Plus jashtë kameras, se askush nuk është interesuar për zgjidhjen e këtij problemi.

Më tej frekuentuesit e kësaj ure thonë se janë të shqetësuar për faktin se të njëjtin fat mund të ketë edhe ndriçimi i anës tjetër. Historia e ndriçimit në monumentet e Shkodrës nuk ka qënë ndonjëherë e sukseseshme pasi edhe kalaja e Rozafës, shumë e vizituar nga turistët, vijon të jetë në errësire totale duke larguar kështu jo pak vizitore. Star Plus u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të martrin masat dhe të mirëmbajnë investimin që ato vetë bënë tek ura e vjetër e Bunës.