Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Lumi i Brarit ka marrë me vetë një 19-vjeçar te identifikuar si Renaldo Ymeri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet.

Gjithashtu janë njoftuar dhe polumbarët e RENEA-s.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 25.07.2018, rreth orës 18:15, shtetasi R. Y., 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij,në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur.

Informacion Paraprak

Më datë 25.07.2018, rreth orës 18:15, shtetasi R. Y., 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij, në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit.