Një grabitje ka ndodhur sot në Tiranë.Një përfaqësues i një firme private ishte duke shkruar për të depozituar një sasi parash në një filial banke në afërsi të Komunës së Parisit.

Por jashtë ambienteve te bankës dy persona me motor dhe me kapuç i kanë marrë me forcë qesen e parave dhe janë larguar me një motor të llojit “papaq”.

Personi ishte duke shkuar në bankë për të depozituar një shumë prej 5 mijë eurosh e cila ka rënë në duart e grabitësve.

Policia ka ngritur postblloqe në disa pika të kryeqytetit dhe ëhstë vënë në kërkim të hajdutëve.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Sipas policisë, personi me inicialet A. S., sapo ka dalë nga makina e tij, ku kishte parkuar është grabitur nga dy persona me maska.Deklarata e Policisë së Tiranës:

Më datë 28.03.2018, rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh në afërsi të një filiali banke të nivelit të dytë, shtetasi A. S., përfaqësues i një firme,

kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandëra i kanë marre me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh.

Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës.
Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës perrreth.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorvë.