Burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në aksin Dibër-Maqellarë.
Çifti ishte duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë.

Goditja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, 34-vjeç që humbi jetën në vend nga përplasja e fortë.

Ndërkohë që gruaja e tij ka ndërruar jetë në spital rreth 30 minuta më vonë, pasi nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të rënda që mori nga përplasja.

Ende nuk dihet identiteti i dy viktimave, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakBASHA: RAMA I PALIGJSHËM! NË 16 MARS, TAKIM ME HISTORINË
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA NË MAL TË ZI, SEKUESTROHEN 84 KG MARIJUANË