Shitës ambulantë, njerëz të varfër që dalin në rrugë për të shitur diçka që të jetojnë.
Por tanimë nuk i lë rehat edhe Bashkia e Tiranës, që ka nxjerrë në rrugë policët.

Urdhri i Erion Veliajt për t’i mbajtur të pastra rrugët, se Tirana gjoja është një qytet evropian, ka bërë që viktima të arrogancës dhe dhunës së policëve të bashkisë të bien shpesh herë shitësit ambulancë, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit.

Kësaj radhe e kanë pësuar dy të moshuar që shisnin misra në rrugë.
Burrë e grua, përpiqen me sa fuqi kanë të mbajnë zgarën ku piqnin misra, që po ja merrnin policët e bashkisë.

Me britma gruaja i kërkon policëve të ndalen për të marrë sendet e tjera në zgarë, ndërsa burri e tërheq me sa mundet.