Gjykata e Beratit do të zhvillojë më 16 maj 2018 seancën e parë gjyqësore ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit është paditur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pas thirrjeve që iu bëri policëve të shtetit për t’u përfshirë në fushatë elektorale pasi të mbaronin punën.

Pas akuzave të shumta, LSI vendosi të çojë çështjen në gjykatë, me pretendimin se Rama iu ka kërkuar policëve të zhveshin uniformën dhe të dalin e të mbledhin vota për Partinë Socialiste.

Kjo çështje do të trajtohet nga Gjykata e Beratit, pasi deklaratat e Ramës u bënë nga qyteti i Kuçovës, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

Artikulli paraprakKONFIRMOHET, TRUPI I VDEKUR ËSHTË I KËNGËTARIT TË FAMSHËM
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË MAMOGRAFIA NË DIBËR, MANASTIRLIU: INVESTOJMË 4.5 MLN € PËR SPITALET RAJONALE