Një punonjës i policisë të IEVP-së Fushë-Krujë është arrestuar pasi tentoi të fuste në burg një aparat telefoni Iphone 5.

Ngjarja u shënua më 9 shtator 2018 dhe policia arrestoi në flagrancën Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

“Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.” informoi Drejtoria e Burgjeve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Bib Beqiri ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

Artikulli paraprakASNJË GJURMË NGA 15-VJEÇARJA QË U RRËMBYE NË BANESË, ARRESTOHET PERSONI I 4
Artikulli tjetërDROGE NË EUROPË, ARRESTOHEN SHQIPTARËT NË ITALI, GJERMANI E SHQIPËRI