Një person u ndalua sot nga policia britanike pasi spërkati trupin e tij me benzinë para parlamentit britanik duke tentuar të vetëdigjej.

Sipas dëshmitarëve djaloshi, 20 vjeçari, spërkati trupin me dy shishe, me qëllimin te dukshëm për t’u djegur në shenjë proteste, pasi hodhi brenda kangjellave të parlamentit britanik një tufë broshurash.

Në kohën që 20 vjeçari qendronte me çakmakun në dorë, në këmbët e tij dallohej një fletushkë më shënimin “Ne votuam largimin”.