Hetuesit e Grenoble të policisë gjyqësore arrestuan të hënën natën dy shtetas shqiptarë të dyshuar se janë pjesë e një rrjeti kriminal që vepronte në Isere.

Janë zbuluar tridhjetë mijë euro në para të gatshme, si dhe 1.5 kilogram heroinë dhe rreth dyzet kilogramë perzieres te drogës.

Policia franceze thotë se ka arrestuar dy shqiptarë, pjesë të një organizate kriminale, të cilëve iu sekuestrua një sasi droge dhe para cash. Sipas mediave franceze, dy shqiptarët besohet se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që vepronte në rajonin e Rhone
Arrestimi i shqiptarëve,

emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, është pjesë e një hetimi të nisur në Janar nga Prokuroria e Grenoble, kur u arrestuan dy shqiptarë të tjerë. Sipas shtypit francez, bëhet fjalë për një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Francë dhe në Holandë.

Ky rrjet është i gjithashtu i përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni të vajzave rumune në rajonin e Grenoble. Mendohet se dy shqiptarët e arrestuar së fundmi ishin pjesë e strukturave të larta të organizatës kriminale.

Ndërkohë që policia nuk ka dhënë detaje se në cilat rrethana u bënë këto arrestime dhe vendndodhjen e saktë të operacionit që çoi në zbulimin e drogës dhe shumën e madhe të parave. Ndërkohë Një hetim gjyqësor u hap nga prokuroria e Grenobles

Ajo që dihet shpjegojnë burimet, është se ky operacion është pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur nga prokurori i Grenoble dhe që çoi në arrestimin e dyfishtë në janar,

dy shqiptarë dhe ku u kap një sasi e madhe e kokainës (4.4 kg) në një nga makinat e tyre. Dy shqiptarët po vinin nga Hollnada.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 5 SHQIPTARE PER VJEDHJE E GRABITJE
Artikulli tjetërBURG DHE GJOBË PËR MENAXHERIN, ZHVASTE BIZNESMENËT