Policia e Shkodrës  në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike  u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies, 4697

(katër mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis – Sattiva në Njësinë Administrative Guri i Zi, Shkodër dhe Qafë Mali, Fushë Arrëz.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Vetem pak dite me pare blute e shkodres asgjesuan nje tjeter sasi kanabis sativa, e cila perllogaritet si me e madhja gjate ketij viti ne mbi 10 mije rrenje kanabis. Megjithate pavaresisht aksioneve te bluve te shkodres, duket se kanabis sativa do te jete serish kryefjale e veriut te vendit. Ashtu sic pak jave me pare mediat nderkombetare iu referuan shkodres sin je lazarat i dyte ne Shqiperi, duket se gjendja ne terren eshte e tille. Parcela pa fund me kanabis, ndodhet ne veriun e Shqiperise, ne zona ku edhe policia e ka te veshtire te depertoje, ne zona te thepisura malore, ku banoret kane ndertuar kilometra te tera me tubacione per furnizimin me uje dhe per ujitjen e kesaj bime e cila eshte kthyer ne burimin kryesor te te ardhurave per komunitetin, zona te cilat dora e shtetit duket se eshte ne hije dhe e ka te pamundur te godase edhe per shkak te lidhjeve qe shpesh here jane te koordinuara me aktore te shtetit

Artikulli paraprakAKSIDENT I RENDE NE MELGUSHE, NE AKSIN SHKODER – LEZHE
Artikulli tjetërEURO 2016; SOT STARTOJNË 1/8, LUHEN 3 NDESHJET E PARA