Policia ka dhene detaje lidhur me ngjarjen ne Fushe – Arres .LSI kerkon shkarkimine Haki Çakos.

Nisur nga informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz, policia lokale ka ushtruar kontrolle per te parandaluar kete fenomen. Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip ‘Ford’ me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni. Nderkohe dy zonja që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anetare e nje subjekti politik dhe kandidate për deputete. Pas prezantimit janë lejuar te vazhdonin levizjen. Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fiketi. Ajo është derguar me automjet dhe personat me të cilin udhetonte në Qendrën Shëndetësore Fushë Arrëz dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore. Për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen është derguar në Pukë Zv.Drejtori Policisë Shkodër, përfaqësues të Drejtorisë së Standarteve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA. Gjithashtu pak minuta me pare policia lokale ka shoqeruar dhe po merr deshmite e disa personave per te cilet shtetaset ne fjale u kane komunikuar drejtuesve te Policise Shkoder se i kane kercenuar per motive politike. Për të sqaruar dhe dokumentuar ngjarjen po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme duke bashkëpunuar me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. Lëvizja Socialiste për Integrim, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, që të shkarkojë nga detyra, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çakon, si dhe disa shefa komisariatesh. Në një konferencë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama deklaroi se e gjithë kjo situatë ka agravuar, pasi policia nuk po zbaton ligjin por urdhrat e kryeministrit për të mbledhur vota. ‘Këto raste dëshmojnë dhe njëherë se sa e inkriminuar është një pjesë e policisë së shtetit. I kërkoj zyrtarisht Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të policë Haki Çako, shefin e komisariateve, Pukë berat, Lezhë dhe Fushë-Krujë. Në të kundër mos veprimi në një rast të tillë është bashkëfajësi përfshirë këtu kryetarin e rilindjen. Qytetarët përballë mos veprimit të policisë do të jenë të detyruar të ruajnë veten, pa i kapërcyer kufijtë ligjor’, deklaroi Rama. Lexo edhe:

Artikulli paraprakKANDIDATET E PD ULQINAKU E GURAKUQI FESTE ME TE RINJTE E GRUPSEKSIONIT NR 1
Artikulli tjetërMAKINA GODET TURMËN ME NJERËZ PRANË NJË XHAMIE, 1 I VDEKUR, 8 TË PLAGOSUR