Policia Vendore e Shkodrës festoi 106 vjetorin e krijimit të policisë së shtetit.

Në këtë ditë të rëndësishme drejtori i policisë vendore të Shkodrës Vehbi Bushati tha se policia ka fituar shumë beteja ndaj krimit.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e pranishme në këtë ceremoni kujtoi ngjarjet kriminale të ndodhura në Shkodër ende të pazbardhura.

Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja tha se 106 vjetori i policisë është një moment për të përkujtuar ata që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.

Në fillim për policët e rënë në krye të detyrës u mbajt një minut heshtje në shenjë nderimi ndaj tyre.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 13.01.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS PUNA PËR CENSUSIN E ZOGJVE