Policia e Shtetit ka publikuar një video të filmuar nga qytetarët ku denoncohen rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Ajo e ka shoqëruar videon me një paralajmërim për të gjithë drejtuesit e automjeteve ku thotë se tashmë nuk është vetëm policia e cila kap shkeljet e tyre por vetë qytetarët.

Postimi i plotë i policisë:
“Tiranë

Nëse akoma besoni se shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, konstatohen vetëm nga punonjës policie, gaboheni, sepse çdo dite e më shumë, qytetarët që duan siguri dhe rregull, përcjellin me të gjitha format, shkelje të ndryshme që në rrugët e kryeqytetit.

Bashkë me ju, për më shumë rregull dhe siguri në rrugët tona të përbashkëta”

Artikulli paraprakABUZIMI ME TË MITURËN NË KAVAJË, POLICIA: NËNA DHE VAJZA PRANUAN TË BËJNË DENONCIMIN PASI IU GARANTUA ANONIMATI
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË KIOSKË NË QENDËR TË TIRANËS