Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë. Shqiptari është vrarë rreth orës 00:45 minuta, pasi është qëlluar me armë zjarri në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.

Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari është qëlluar nga një person brenda një makine të zezë.

Nuk dihen ende detaje për identitetin e shqiptarit, ndërkohë që policia e ka gjetur të vdekur në vendin e ngjarjes.

Të shtënat janë dëgjuar nga banorët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Artikulli paraprakDOM ARTUR JAKU: BOLL ME VRASJE. NDALENI DHUNËN DHE TERRORIN!
Artikulli tjetërIU REFUZUA LEJE QËNDRIMI NË GJERMANI, SHQIPTARI I JEP FUND JETËS, HIDHET NGA URA