Policia Rrugore e Lezhës, mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol”, masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke u fokusuar këtë javë në kontrolle të drejtimit të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe kontrolleve të mjeteve që rezultojnë debitorë.

Gjithashtu, në fokus edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit.

Në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( të papajisur me leje drejtimi)

Janë tërhequr 123 leje drejtimi.Janë vendosur gjithsej 647 masa administrative, nga këto:• 258 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,• 41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,• 144 masa për parakalim të gabuar,• 40 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.• Janë ndaluar administrativisht 10 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera

Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.Mos shpejto të arrish aksidentin !

Artikulli paraprakDY SHQIPTARËT PLAGOSIN DJALIN E PREZANTUESES ITALIANE
Artikulli tjetërGJENDET NJË TRUP I PAJETË NË LIQENIN E POGRADECIT