Drejtoria Vendore e Policisë e Shkodër ka hartuar planet e masave dhe planet e veprimit në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj për këtë fundviti dhe fillimin e Vitit të Ri 2019, nëpërmjet të cilave synohet:

– Rritja e sigurisë së komunitetit në të gjithë territorin.
– Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë.

– Evidentimi dhe mbajtja nën kontroll i personave me precedent kriminal e penal, e automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë.
– Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale.

– Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Gjithashtu janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e akseve kryesore rrugore kombëtare. Bazuar në informacione, do të organizohen shërbime të përbashkëta

të këtyre strukturave për kontrollin e territorit dhe patrullime të përbashkëta, për qarkullimin e sigurtë të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive, në momentet e ndërrimit të viteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët që do të festojnë natën e ndërrimit të viteve se do të jetë pranë komunitetit për garantimin e rendit publik, të sigurisë së jetës dhe të pronës dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të informojnë për çdo problem.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes në përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve dhe njëkohësisht Ju uron “Gezuar Vitin e Ri 2019”.

 

 

PUBLICITET