Blute e Shkodres me e ane te nje deklarate shperndare per mediat kane sqaruar ate cfare ka ndodhur me 30 vjecarin Bahri Malaj. Ne njoftimin per shtyp thuhet se nga sherbimet e komisariatit te policise se shkodres eshte kryer arrestimi i tij pasi është kapur në vëndin e quajtur « Ura e Mesit », në Shkodër duke drejtuar mjetin kamion « Benz », me targe AA274HZ, të ngarkuar me një sasi lëndë drusore për të cilën nuk dispononte dokument shoqërues të lëndës drusore dhe se e drejtonte këtë mjet pa pasur lejen e drejtimit te klasit përkatës për këtë kategori mjeti.

Gjithashtu, në momentin kur patrulla e Policisë ka qënë duke e shoqëruar në Komisariat, ka ngritur me krik karrocerinë e mjetit duke hedhur dhe shpërndarë një sasi lënde drusore në rrugë duke u bërë pengesë për lëvizjen e mjetit të Policisë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësit e Policisë. ARRESTOHET EDHE 53 VJEÇARI, KUNDËRSHTOI POLICINË. Po ashtu, uniformat e policise bejne me dije se eshte kryer edhe arrestimi ne flagrance per Isuf Lumaj, 53 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në momentin kur shtetasi Bahri Malaj ka qënë duke marrë mjekimin në spitalin Rajonal Shkodër, për shkak të një operacioni në vesh të kryer disa kohe me përpara, ka tentuar te godasë, ka sharë dhe fyer punonjësit e Policisë që kanë bërë shoqërimin e shtetasit Bahri Malaj. Por nga ana tjeter ne lidhje me pretendimet e të arrestuarit Bahri Malaj, se punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambjentet e Komisariatit të Policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij, bëjmë me dije se në asnjë moment nga asnjë punonjës Policie nuk është ushtruar dhunë ndaj këtij shtetasi.Po në lidhje me pretendimët e të arrestuarit për dhunë nga Policia, shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave ka nisur verifikimet. BLUZAT E BARDHA, JAPIN DIAGNOZËN PËR 30 VJEÇARIN Nderkohe qe ne lidhje me rastin ne fjale, jane shprehur edhe mjeket e spitalit te shkodres Nga ana tjeter, policia e Shkodres thekson faktin se sjellja e te arrestuarit dhe familjareve te tij ka qënë shumë agresive duke fyer dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, por punonjësit e Policisë në asnjë rast nuk kanë tejkaluar kompetencat e ushtrimit të detyrës.

Artikulli paraprakBARCELONA APEL UEFA-S: BOLL ME SANKSIONET MBI FLAMUJT
Artikulli tjetërJUVENTUSM FITON SUPERKUPËN E ITALISË PËRBALLË LAZIO