Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 11.03.2018 ku është vjedhur banesa e shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe ndiqen në gjëndje të lirë 2 të tjerë

Gjenden dhe sekuestrohen sendet e vjedhura në banesë.Me datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit

:Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro,

një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.