Policia e Shtetit ka publikuar raportin një javor të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyejeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara. Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë javës së kaluar nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 38 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 38 autorë nga të cilët, 9 autorë janë arrestuar në flagrancë, 24 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 autorë janë shpallur në kërkim.Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste me 4 autorë, nga këta , 1 autor është arrestuar në flagrancë, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim . Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar , ka evidentuar 9 raste me 9 autorë, nga këta 6 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim. Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së pa ligjshme .

PUBLICITET