Policia franceze arrestoi një 15-vjeçar në Paris, i cili dyshohet se do të kryente një sulm terrorist.

Mediat franceze njoftuan se i mituri ishte një element i vënë nën lupën e forcave të anti-terrorit, pasi mbante lidhje me persona të dyshuar si militantë të ISIS. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas parandalimit të një atentati nga komandoja e grave xhihadiste, e neutralizuar nga policia.