Makinat dhe udhëtarët që niseshin drej malësisë së Dukagjinit detyroheshin të ndalonin në postbllok.Vec licensave dhe patentave të shoferëve, kërkoheshin edhe kartat e identitetit të udhëtarëve.

Mirëpo prej 15 ditësh shohim që postblloku është hequr dhe cdo automjet tashmë qarkullon lirshëm. Zyrtarisht nga ish, drejtues të policisë konkretisht nga ish Shefi i Komisariatit Hamdi Shullani u deklarua se qëllimi i këtij postblloku ishte siguria rrugore .

Por qëllimi i policisë mesa duket paska qënë goditja e grupeve kriminale dhe parandalimi i kultivimit të kanabisit pasi muaji Prill , në kohën kur u ngrit ky postbllok është edhe piku i kultivimit të kanabisit.

I referohemi këtij fakti për vetë rëndësinë që ka kjo rrugë në sezonin e verës, ku postblloku është mjaft i domosdoshëm të ishte aty në këtë periudhë në rast se qëllimi i policisë ka qënë siguria rrugore.

Mesa duket postblloku ishte kthyer në një shqetësim për banorët. Njëri prej tyre thekson se qëllimi i policisë ka qënë parandalimi i kultivimit të kanabisit, por sipas tij zona në fjalë merret vetëm me prodhime bujqësore

Për 4 muaj që qëndroi postblloku krijoi edhe një problematikë me transportin drejt Dukagjinit.

Artikulli paraprakDROGA, RAPORTI I ITALISË: SHQIPËRIA MBAN REKORD
Artikulli tjetërSURPRIZË PËR SHKRIMTARIN ZIJA VUKAJ